Categories Lajme

Tragjedi në një familje shqiptare, djali shuhet në moshën 17-vjeçare

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së martës në Sparanise, në provicën e Caserta-s të Italisë. Një 17-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Adoleshenti Endri Cania mësohet se u gjet pa ndjenja nga prindërit e tij, të dy shqiptarë. Ata njoftuan shërbimet e emergjencës, të cilët ndonëse ndërhynë, nuk mundën ta shpëtonin të riun.

Tragjedia ndodhi në shtëpinë e familjes shqiptare, të cilët jetonin në Fondo Rieco. Sipas mediave italiane, mbeten ende për t’u sqaruar rrethanat e plota që çuan në vdekjen e 17-vjeçarit.

Endri Cania-Foto e marrë nga mediat italiane

Sipas të dhënave të para, Endri dyshohet se pak orë përpara se të humbiste jetën, kishte rënë nga një mur jashtë shtëpisë, duke përplasur kokën. Ai ishte rikthyer në shtëpi, në dukje pa shqetësime, derisa kishte humbur ndjenjat.

Humbja e 17-vjeçarit në moshë kaq të re dhe në mënyrë kaq të papritur ka tronditur mbarë komunitetin ku ai jetonte

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME