Categories Lajme

Përplasja me 2 të plagosur në Vorë, policia: Ergest Hoxha tentoi të vriste vëllain e vogël të oficerit të ushtrisë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja sa i takon ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Vorë, ku mbetën të plagosur 2 persona. Nga hetimet paraprake, policia thotë se 34-vjeçari Ergest Hoxha i është afruar makinës ku ndodheshin dy vëllezërit Kidi Muzhaqi dhe Ermal Muzhaqi (24 dhe 27 vjeç) dhe ka tentuar të vrasë më thikë 24-vjeçarin.

Në këtë moment reagoi vëllai i tij 27-vjeçar i cili e qëlloi me armën e shërbimit, duke qenë se ishte oficer ushtrie dhe e plagosi 34-vjeçarin Hoxha. I plagosur mbeti edhe 24-vjeçari Kidi Muzhaqi. Në njoftimin për mediat, policia thotë se motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërsa si oficeri 27-vjeçar ashtu sikurse 34-vjeçari Hoxha u vunë në pranga.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan Ermal Muzhaqin, 27 vjeç dhe Ergest Hoxhë 34 vjeç, të dy banues në Vorë. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, Ergest Hoxha i është afruar automjetit me drejtues Ermal Muzhaqin dhe pasagjerë Kidi Muzhaqin dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë Kidi Muzhaqin.

Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, Ermal Muzhaqi (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, Ergest Hoxha. Kidi Muzhaqi dhe Ergest Hoxha ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit”, tha policia në njoftimin për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME