Categories Lajme

Përplasja me armë, Gjykata e Lezhës liron nga qelia ish-kreun e Njësisë Administrative Kallmet

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij është liruar nga burgu.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lezhës, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Por me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankimim në Gjykaten e Apelit në Shkodër.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet në lidhje me përplasjen me armë zjarri në Kallmet dhe dosja pritet të dërgohet për gjykim. Nga veprimet hetimore të kryera prokuroria ka dalë në konkluzionin se ish-kreu i Njësisë Administrative ka qëlluar në kushtet e vetmbrojtjes, duke ndryshuar dhe akuzen ndaj tij “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”.

Ndërsa Altin Marku do të përballet me akuzat  “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjetën të plagosur në një banesë me fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME