Categories Lajme

Zbardhet dosja/ Nga prita tek rrëmbimi, denoncimi në polici dhe lirimi 30 minuta më pas. Ja çfarë dëshmuan vëllezërit Beqiraj

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Porositësi” do të dalin sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë Ora News siguron detaje të reja të përplasjes deri në rrëmbimin e vëllezërve Beqiraj ndodhur rreth orës 12:00 të 2 tetorit 2022 në rrugën interurbane Durrës – Tiranë.  Mësohet se në momentin kur ka ndodhur përplasja nuk ka qenë vetëm një makinë.

“Dy vëllezërit kanë qenë në motoçikletë që drejtohej nga Gentjani ndërsa Indriti ishte pasagjer. Ata janë goditur në lëvizje nga një mjet me ngjyrë të zezë. Në vendngjarje është afruar dhe një mjet tjetër dhe personat kanë dalë nga makinat dhe kanë nisur të dhunojnë Gentjan e Indrit Beqiraj. Më pas kanë marrë Indritin në njërën nga makinat dhe tre telefonat e tyre personal.  Pas ngjarjes Gentjani ka njoftuar policinë e cila ka nisur veprimet e para në vendngjarje.

Gjysmë ore më vonë policia është njoftuar se Indriti ishte lënë i lirë.

Më pas Indrit Beqiraj është paraqitur në polici dhe ka rrëfyer ngjarjen.

Ai ka deklaruar ngjarjen e ndodhur duke krijuar dyshime se autorë të ngjarjes ishin persona posedues ose lidhje shoqërore me Aleksandër Laho, administrator i lokalit “T….” në Sukth të Durrësit, si dhe deklaron me vetëpërgjegjësi faktin që ai në bashkëpunim me Gentjan Beqiran, Ilirjan Feçin dhe Kevin Zenelin, të nxitur kundrejt pagesës nga Kasandër Noga e më pas edhe nga Flamur Bejko,  të nxitur kanë dashur të vrasin me armë zjarri Geron Hasanbelliun dhe nipat e tij; si dhe Arben Mërkurin në Sukth. Për kryerjen e këtyre vrasjeve iu janë dhënë katër armë zjarri e pistoleta të llojeve të ndryshme, si dhe një autoveturë Benz me targa të huaja.  Gjithashtu, ata kanë marrë një banesë me qera në Tiranë. Po ashtu, kanë marrë edhe një armë automatik tip kallashnikov dhe fishekë nga Armando Daka si dhe kanë siguruar lëndë plasëse dinamit të blera nga Idajet Hoxha, me të cilat do të dëmtonin apo shkatërronin pronën e disa djemve që kishin konflikt me Flamurin. Më pas, armët dhe pistoletat e blera, Beqiri ia ka shitur Gentian Sheshit, Amando Lamës dhe Altin Celamës.

Nga ky i fundit, ka marrë edhe dy armë Glok, të cilat ia ka shitur Albano Hajdarit, Kujtim Deliallisit. Nga kontrolli i policisë, në banesën e Indrit e Gentjan Beqirajt është gjetur një armë automatik kallashnikov si dhe fishekë e lëndë plasëse, të cilat janë sekuestruar.”

Para gjykatës së Durrësit do të dalin sot:
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pëllumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME