Categories Lajme

Përplasja me LSI-në, Bardhi: I ofruam 15 mandate të sigurta, na tha “fitojmë vetëm 34”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tregoi dot në emisionin Open arsyen e konfliktit të krijuar mes PD-së dhe LSI-së.

Ai theksoi se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm.

Sipas Bardhit, LSI donte të garonte në zgjedhjet e 25 prillit në listë të vetme.

“Gjatë zgjedhjeve ka pasur një mungesë totale vullneti nga LSI për të bashkëpunuar me ne, debati i famshëm për të hyrë në listë të veçantë apo bashkë. PD i ka ofruar15 mandate, qëndrimi ishte që sipas sondazheve do fitonin 34 mandate në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Kam pasur një bisedë në zyrën e kryetarit të partisë. Na thanë do i fitojmë vetë dhe nuk do hyjmë bashkë në lista. Dy muaj pasi isha caktuar drejtues politik i qarkut të Elbasanit konkludova se LSI nuk merrte asnjë mandat në Elbasan”,  tha Bardhi.

Petrit Vasili ka kërkuar të ketë një lidhje direkte me studion e “Open”, për të dhënë versionin e tij për koalicionin PD-LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Nuk ka pasur kurrë diskutime për numra apo premtime mandatesh. Ka pasur vetëm një angazhim që do të kishim takime të përbashkëta gjatë fushatës elektorale, gjë që nuk ndodhi asnjëherë se mungesa e vullnetit nga PD ishte e dukshme.

Diskutim për 15 mandate apo gjëra të tilla nuk ka pasur. Kemi diskutuar vetëm cila është strategjia për maksimizimin e votës”, tha Vasili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME