Categories Lajme

Përplasja mes Boçit dhe Lucës, Rama: Imagjinoni ç’do të bënin ata, sikur grushtuesi i sipërmarrësit të ishte një nga ne!

Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme nga Elbasani për përplasjen mes kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçi, dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Gjatë një takimi me kandidatët e PS në Elbasan, kryeministri u shpreh se nëse “gurshtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.

“Nuk mund të vaksinojmë intensivisht, dhe të tallemi nga ana tjetër. Është papërgjegjshmëri dhe këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike, që pretendon të ofrohet si forcë qeverisëse. Ky skuthllëk është tipar i lidershipit të tyre dem babadem dhe i politikës së tyre dem babadem.

Gjithsesi ne do vazhdojmë të respektojmë rregullat, do të gjejmë mënyra për të angazhuar njerëzit në komunikimet tona, por asnjëherë nuk do të biem pre e tufologjisë.

Në vitin 2021, në mes të një pandemie, Shqipëria të kishte si alternativë zgjedhjeje një opozitë, e cila të ishte kaq e papërgjegjshme, kaq e boratizuar, kjo vërtetë do të dukej realisht e pamundur, nëse do ta shikonim Shqipërinë e 2021 me sytë e 1990.

Janë ca gjëra që nuk kanë ndryshuar nga 1990, e mbi të gjitha natyra agresive, destruktive, vulgare, e politikës së vjetër, që mishërohet sot në koalicionin e ri të fytyrave të vjetra, që kemi përballë.

E pamë këtu në Elbasan pak ditë më parë dhe ju ftojmë të gjithëve ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi të madh këtu në Elbasan, si Gjergj Luca, të kishte qenë cilido prej nesh, cilido prej djemve e burrave që janë këtu në tavolinë.

Imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, grabitësi i telefonit të tij, të ishte Taulanti, apo Luani, apo Florenci, cilido qoftë, çfarë do të ishte bërë dhe çfarë do të kishin bërë, e sa emaile e telefonata, llumi e balte do të kishin derdhur nëpër Evropë, e sa shumë do të kishin vënë kujën.

Por, ne e kemi të qartë që njerëz të dëshpëruar, bëjnë gjëra të dëshpëruara, edhe ata janë të dëshpëruar, se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi ta kenë një shans tjetër”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME