Categories Lajme

Përplasja për taksën/ Haradinaj i përgjigjet Vuçiç: Taksën nuk duhet ta heqim derisa Serbia të njoh Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se masa ndaj importit të mallrave serbe nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për politikën e Jashtme të vendit.

“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim” tha Haradinaj, raporton rel.

Ai më tutje bëri thirrje të mos ketë tërheqje ndaj këtij vendimi edhe përkundër faktit se mund të ketë siç tha “ lutje, përkrahje apo këshilla si kundërvlerë për këto masa”.

Pasi doli nga seanca e Kuvendit, Haradinaj u tha gazetarëve se u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësueses së BE-së, Nataliya Apostolova, përmes së cilës i ka njoftuar me arsyet e vendosjes së taksës.

“U kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka jemi bazuar. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë, kryesisht ndërlidhet me mosrespektimin e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi, nga ana e Serbisë duke vënë bllokadë tarifore për produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.

Deklarata e kryeministrit Haradinaj bëhet një ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi të rrisë taksën doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 përqind sa ishte deri tani, në 100 përqind.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që kjo taksë të hiqet menjëherë pasi përbën shkelje të marrëveshjes së tregëtisë së lirë, e njohur si CEFTA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME