Categories Lajme

Përplasja për “territor” mes tre bandave, gjenerali ekuadorian flet për shqiptarin

Autoritetet ekuadoriane ende nuk kanë asnjë të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi dy ditë më parë në një restorant në Guayaquil. Fausto Buenaño, një nga zyrtarët e lartë të policisë në Ekuador shprehet se bëhet fjalë për një luftë mes bandave për territor. “Kemi të bëjmë me luftë  për territor për të shitur drogë” tha ai.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që shprehën pasigurinë për gjendjen e krijuar. “Nuk mund të ulesh më i qetë në një restorant, për të ngrënë diçka me familjen, sepse plumbat mund të vijnë në çdo kohë” tha një qytetar i frikësuar.

Mediat ekuadoriane theksojnë se vendi është në një luftë të kryqëzuar mes bandave të “Choneros”, “Chone Killers” dhe “Lagartos”. Pas vrasjes së shqiptarit në Guayaquil Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso ndryshoi drejtuesit e policisë dhe urdhëroi nxjerrjen në terren të 1100 trupave shtesë për të vendosur rendin.

Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në  Guayaquil të Ekuadorit me një plumb në kokë. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, shkoi me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe u largua.

Pasi ekzekutuan 34-vjeçarin nga Durrësi, autorët hapën zjarr edhe në drejtim të klientëve të tjerë në lokal, duke bërë që të gjithë të gjenin strehim poshtë tavolinave. Viktima ndodhej bashkë një person tjetër në tavolinë në momentin që u qëllua për vdekje. Si pasojë e breshërisë së plumbave, e plagosur mbeti edhe një vajzë 26-vjeçare e cila ishte e ulur me një grup të rinjsh pranë tavolinës ku u vra Dashi. Dyshohet se shkak për ekzekutimin mund të jetë bërë përfshirja e 34-vjeçarit në trafikun e ko kainës.

Kartelet kolumbiane konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët. Për dërgesat në Evropë, kartelet shqiptare dhe Sinaloa krijojnë aleanca. Tregjet e saj kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME