Categories Lajme

Përplasja Rama-Gledis Nano përfundon në gjykatë/ Ish-drejtori i Policisë padit Qeverinë për shkarkimin nga detyra

Përballja e Gledis Nanos me kryeministrin Edi Rama duket se nuk ka mbaruar me shkarkimin nga kreu i Policisë së Shtetit në ditët e fundit të gushtit 2022. Lapsi.al mëson se në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë. Siç tregon burimi ynë pranë kësaj gjykate, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.

Do të ishte naive po qe se Gledis Nano do të pretendonte rikthimin në detyrë. Por nuk besojmë se është ky objektivi i tij. Ai vetëm sa kërkon të zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prishë punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano pse jo për dëmshpërblim financiar.Gjyqtari i çështjes tregon burimi për Lapsi.al ka administruar pothuajse një pjesë të madhe të dokumentacionit që i duhet për këtë proces. Jo vetëm vendimin e shkarkimit i cili është i aksesueshëm publikisht, por edhe relacionin shoqërues të përgatitur enkas për të kopsitur ligjërisht shkarkimin e Gledis Nanos. Burimi ynë shton më tej se janë zhvilluar dhe seancat e para të procesit fundi i të cilit nuk dihet si do të rrjedhë.

Qoftë edhe formalisht për vijimin e karrierës së tij, mbase jo më kurrë në Policinë e Shtetit, por në një drejtim tjetër, një vendim qeverie me “shkarkim nga detyra” duket se nuk e ndihmon Gledis Nanon për t’u rikthyer ndonjëherë në strukturat shtetërore. Për këtë ai ka nisur në gjykatë një betejë me Edi Ramën ndërkohë që vijon edhe studimet Master në Fakultetin e Drejtësisë në një program të posaçëm të mbështetur nga OSBE.

Shkarkimi i Gledis Nanos erdhi asokohe pasi ai kishte refuzuar largimin e negociuar me dorëheqje nga Policia e Shtetit. i orientuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila e kishte mbështetur vijimësisht Gledis Nanon, ai bëri rezistencë përballë Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Rama pranoi më vonë se ia kishte kërkuar dorëheqjen Nanos, por sipas tij ai ia drodhi fjalën.

Më pas erdhi shkarkimi që la pas shumë pikëpyetje dhe enigma. Gjerësisht u përhap narrativa se Gledis Nano u shkarkua sepse ishte një drejtor i Policisë së Shtetit që pëshpëriste më shumë se ç’duhej në veshët e ambasadave dhe kjo i prishte punë regjimit të Tiranës.

Pikërisht për këtë arsye ai u shkarkua dhe do të mbahet mend si drejtori më jetëshkurtër në krye të Policisë së Shtetit. Drejtori më jetëshkurtër dhe pa ndonjë shkëlqim të madh në detyrë, si në fakt të gjithë drejtorët e tjerë që Rama ka çuar në Policinë e Shtetit përgjatë këtyre 10 viteve. LAPSI.al, bw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME