Sot ne hyrie te parkut kombetar ka patur perplasje dhe kercenime mes guidave qe drejtojne grupe turistike dhe biletaxhinjve. Sipas Ana Leskova guide polake, shkak u be vendimi i biletarise se Butrintit, qe edhe guidat turistike te paguajne kur te hyne ne park.
Eshte absurde te paguaj shoqerusi i turisteve kur hyn si i punësuar jo si turist. Ne nuk paguajme ne asnje vend te botes, pse ndodh kjo ne Butrint? Tha Leskova.
Me pas dy guida te tjera u perplasen me biletaxhinjte kur ata u kerkuan pagesat qe duken si vjedhje e paster dhe suprize. Shqetesim ngelet dhe vjedhja qe behet nepermjet kursit te kembimit te euros qe vendoset sipas deshires se biletashitseve. Pritet qe ne ditet ne vijim agjensite turistike qe dergojne turist ne Butrint te reagojne ndaj vendimit te biletarise se Butrintit.
