Me incidente dhe përplasje të forta është shoqëruar ceremonia e 35-vjetorit të themelimit të shoqatës “Çamëria”. Anëtarët e degës së Vlorës nuk janë lejuar të marrin pjesë në aktivitet, pavarësisht se ftesa ishte e hapur dhe publike. Ish-deputeti Dashamir Tahiri akuzoi Shpëtim Idrizin, duke thënë se ai nuk përfaqëson çamët dhe interesat e tyre.
Ceremonia e 35-vjetorit të shoqatës “Çamëria” në Tiranë është shoqëruar me incidente dhe përplasje të forta, pasi anëtarët e shoqatës “Çamëria” në Vlorë nuk janë lejuar të hyjnë në aktivitet, edhe pse ftesa ka qenë publike. Ish-deputeti Dashamir Tahiri shprehu se Shpëtim Idrizi nuk ka lejuar pjesëmarrjen e tyre në sallë, duke sjellë edhe policinë në ambientet ku po zhvillohej aktiviteti. Tahiri lëshoi akuza të forta, sipas të cilave Idrizi nuk përfaqëson çamët dhe interesat e tyre.
Kreu i shoqatës “Çamëria” në Vlorë, Sali Nuredini, shprehet se bllokimi i tyre ka ardhur nga një kryetar i emëruar dhe jo i zgjedhur. Shoqata “Çamëria” njoftoi nisjen e një procesi riorganizimi, pasi sipas anëtarëve, shoqata ka ndaluar së funksionuari prej kohësh dhe nuk mbron interesat e anëtarëve, por vetëm ato personale të drejtuesve.
