Categories Lajme

Përplasjet te “5 Maji”, reagon Meta: Të tronditur nga sjellja brutale dhe e dhunshme ndaj familjeve, të garantohet strehimi i përkohshëm i banorëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestat e zhvilluara ditën e sotme në zonën e “5 majit” si dhe tensionet mes policisë dhe qytetarëve. Në një prononcim për mediat, Meta shprehet se skena të tilla të d hunshme nuk nderojnë as institucionet dhe as qeverinë. Sipas tij, k onfliktet zgjidhen vetëm dialog dhe në respekt të ligjit dhe dinjitetit të qytetarëve.

“Atëherë dola këtu me kërkesën tuaj edhe pse nuk keni qenë të ftuarit e mi sot, në kuptimin e të lajmëruarit për arsye sepse mendova t’ja kushtoja vëmendjen kolegut tuaj, zotit Fevziu, sot në mbrëmje. Por meqenëse kishit ardhur të paftuar, shumë mirë keni bërë, nuk mund të mos dilja përpara jush. Përpara se të kaloj në çështjen që keni më merak. Kam një shqetësim tjetër, vendi është tronditur nga pamjet e sjelljes së dhunshme.

Nuk janë pamje për herë të parë dhe të cilat nuk nderojnë as autoritetet shtetërore bashkiake dhe agjencitë ligjzbatuese, çështje dhe konflikte të tilla duhet të zgjidhen me dialog dhe duke respektuar ligjin dhe dinjitetin e qytetarëve. Aq më tepër në kulmin e dimrit. Në këtë rast i bëj thirrje institucionit të Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer dhe me veprimet e mundshme dhe të ndajë shqetësimet e tij dhe institucionet shtetërore” – tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME