Categories Lajme

‘Përse dola vullnetar për vaksinën kundër covid-it’/ Gazetari rrëfen momentet para vendimit

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi ditët e fundit se vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit duket se është 90% e efektshme. Por ka edhe vaksina të tjera në garën për të luftuar pandeminë. Një gazetar i Reutersit tregon përse vendosi të dalë vullnetar për provat me vaksinën e kompanisë Novavax: Gazetari Steve Stecklow e kishte parë nga afër goditjen e tmerrshme të COVID-19 kur një mik i tij vdiq nga sëmundja, pasi ishte vënë në respirator për disa javë.

Kureshtar për provat me vaksinë, ai mbushi një formular në internet ku shprehte dëshirën për të dalë vullnetar. Më 1 tetor, ai u ftua të përfshihej ndër 10 mijë individë të shëndetshëm të moshës 18-84 vjeç për t’u vaksinuar. Gazetari tregon se u përpoq të mësonte sa më shumë për vaksinën, sidomos për efektet anësore që mund të shkaktonte, para se të përfshihej në prova. Ato që mësoi e siguruan se rreziku ishte i vogël: “Kishin bërë prova të hershme me afro 100 vetë dhe efektet më të rënda ishin për shembull temperaturë në ditën e parë; por ishin përgjithësisht simptoma të lehta. Askush nuk kishte refuzuar të bënte dozën e dytë”.

Duke peshuar rrezikun dhe përfitimet, ai vendosi të pranojë ftesën. Vetë gazetari thotë se nuk kishte frikë nga vaksina, aq sa nga situata e rrezikshme e krijuar nga virusi: “Të them të drejtën kisha më shumë frikë se mos infektohesha në spital kur të shkoja për të bërë vaksinën apo gjatë rrugës me taksi, pasi kisha muaj që nuk shkoja gjëkund, as në restorant apo klub. Vaksina që po testohej përdorte të njëjtën teknologji si vaksina e gripit. Unë e kam bërë vaksinën e gripit shumë herë dhe asnjëherë nuk kam pasur efekte negative”.

Kur u tregoi shokëve se kishte dalë vullnetar për të testuar vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit, shumë prej tyre e gjykuan si vendim të rrezikshëm. Dhe asnjë prej tyre nuk dukej i gatshëm të përfshihej në prova të ngjashme. Gazetari thotë se u nxit për të dalë vullnetar nga një ndjenjë përgjegjësie sociale, por edhe nga egoja profesionale:

“Studiuesve u duhen vullnetarë. Nuk do të arrijmë ta mposhtim këtë pandemi pa bërë çfarë është e nevojshme. Nga ana tjetër, e dija se një ditë do të vaksinohem, më mirë herët se vonë. Por, ishte edhe kurioziteti gazetaresk”. Ai nuk e di nëse ka marrë vërtetë vaksinën që po vihet në provë, apo është në grupin që mori placebo. Pas injeksionit fillestar, ai duhet të presë tre javë deri në injeksionin me dozën e dytë. Pas provave në Britani, kompania Novavax ka marrë tani dritën e gjelbër për të filluar prova edhe në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME