Categories Teknologji

Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët për të gjithë ata që përdorin iPhone ose Samsung të vjetër, apo çdo lloj tjetër celulari me platformën Android. Bëhet fjalë për ata celularë të cilëve u është hequr mbështetja nga kompania, pra atyre të cilëve nuk u përditësohet software.

Por në çfarë forme jeni të rrezikuar? Ekspertët e teknologjisë thonë se ata persona të cilët përdorin këto pajisje të vjetra, rrezikohen nga sulmet e hakerave. Për shkak celularë të tillë nuk kanë më mbështetjen e kompanisë së tyre, siguria është më e ulët. Hakerat e kanë më të lehtë të ndërhyjnë në pajisjen tuaj dhe të vjedhin informacione me vlerë, sikurse janë të dhënat tuaja personale, foto apo video, por edhe llogaritë bankare nëse i keni të hapura në aparatin tuaj.

Kompanitë e mëdha, si Apple apo Samsung, ndërpresin rregullisht mbështetjen për pajisjet e vjetra, pasi jo të gjithë celularët azhornohen me sistemin më të fundit operativ. Këto pajisje të vjetra, hakerat i shikojnë si objektiva të lehtë dhe i sulmojnë në mënyra të ndryshme, thonë ekspertët. Prandaj ata këshillojnë që të blini aparate celulare sa më të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME