Categories Lifestyle

Përse është i ndaluar emri “Linda” në Arabinë Saudite?

Prej kohësh, regjimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kufizuan emrat si një mënyrë për të inkurajuar unitetin kombëtar, zakonisht përqendruar te grupi etnik ose feja shumicë. Për shembull, Turqia ndaloi emrat kurdë dhe prapashtesat jo-turke, siç është “-ian”. Irani post-revolucionist ndaloi emrat perëndimorë dhe ndaloi ata para-islamik persian.

Burokratët izraelitë iu vendosën emigrantëve hebrenj nga Evropa dhe vendet myslimane emra hebraikë kur mbërritën. Regjistruesit e Algjerisë ishin të detyruar të sigurojnë që emrat të ishin “me tingëllim algjerian, shkruan The Economist.

Megjithatë, edhe sot, toleranca zyrtare është e kufizuar. Algjerianët akoma ndalojnë emra të tillë si Kahina, një mbretëreshë hebre që luftoi me ushtritë pushtuese të Islamit. Një kurd në Turqi mund ta pagëzojë fëmijën e tij me emrin Serëav, që do të thotë luftëtar, por ka të ngjarë të kërkojë aprovimin e qeverisë.

Pak kohë më parë Arabia Saudite ndaloi 51 emra. Shumë u favorizuan nga myslimanët Shiitë, të cilët janë një pakicë në mbretëri. Në mesin e emrave të ndaluar ishte edhe Linda. Kështu ndodhi edhe me një burrë, të quajtur Labad, i cili për gati katër vjet e la vajzën e tij pa emër, pasi shkoi në gjykatë për emrin që preferonte për fëmijën e tij. Në korrik ai më në fund fitoi dhe vajza e tij u emërtua zyrtarisht me emrin e zgjedhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME