Categories Lajme

Personazh i Fundjavës Vasil Bedinaj

Personazh i Fundjavës Vasil Bedinaj, Shumë e njohin si “Vasua i Reginës” për shkak të biznesit të tij të parë dhe atë kryesor ,Hotel Regina.Vason e kam përzgjedhur si personazh të fundjavës jo vetëm për faktin e të qënit i suksesshëm ku ka sjellë shumë risi në sektorin e turizmit duke afruar i pari turistë Çek,Nordik dhe kombësi të tjera të cilat nuk ishin futur në jugun e Shqipërisë ,por për aspektin human.Përgjatë gjithë kohës ka dhënë kontribut real në problematika sociale duke nisur që nga familjet e përmbytura të zonës në Novoselës,familje në nevojë në qytetin e Vlorës dhe deri te familjet e prekura nga tërmeti ku ishte ndër inisiatorët e nismës për të sistemuar të prekurit nga tërmeti i nëntorit.Në disa raste ka ndërtuar dhe rikonstruktuar banesa për familje të varfra në Vlorë dhe në zonën e Novoselës .Vet Vaso hyn te njerzit modest që nuk pëlqen ekspozimin e ndihmave që jep ndërsa për sektorin turistik është vertetë një shkollë më vete.

Sekreti. Një sekret që shumë pak njerëz e dinë është se guximi për të qën i suksesshëm ka qën që në rininë e tij të hershme .Në kohën e komunizmit kur ishte 17 vjeç ,së bashku me një shokun e tij ,vendosen që të arratiseshin .Gjatë kohës që do kalonin kufirin ,dikush i kishte spiunuar dhe përpara i dolën dhjetra ushtarë duke i drejtuar dhe qëlluar në drejtim të tyre .

Shoku i tij humbi jetën ndërsa Vasua u plagos rëndë ku më pas u transportua në spital dhe si pasojë e plumbave i dhanë shumë pak shpresë për jetën.Pas disa ditësh shëndeti u përmirësua dhe gjatë një momenti neglizhence të rojeve arriti të arratisej nga spitali dhe më pas të largohej nga shqipëria.Guximi që e karakterizon bëri që të kthehej pas disa viteve qëndrimi jashtë Shqipërisë për të investuar në Vlorë aty ku i ka të përqëndruara bizneset dhe jetën. (Në “Personazhin e Fundjavës” përzgjidhen individë që kanë dhënë kontribut për komunitetin).Nga Enrik Mehmeti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME