Categories Sport

VIDEO\ Fitues në 42 KM – Ukrahinasi Shevcenko dhe Luiza Gega, pjesëmarës Flamur Çelaj, Sotir Kirjaki po nga Shqipëria

FITUES NË 42 KM – UKRAINASI SHEVÇENKO DHE SHQIPTARJA GEGA

Kriza korona për dhjetë herë e ka ulur numrin e pjesëmarrësve në maratonën e 16-të në Shkup, megjithatë pjesëmarrësit, kryesisht nga vendi dhe fqinjët më të afërt, ishin të kënaqur nga organizimi. Mysafirët e rrallë nga jashtë  i morën edhe titujt kryesorë – më i miri në garën prej 42 kilometra ishte ukrainasi Serhi Shevçenko, ndërsa në kategorinë e femrave shqiptarja Luiza Gega. 1500 pjesëmarrësit tjerë kryesisht u argëtuan me shpresën se deri në garën e rradhës kriza korona do të kalojë.

Të lodhur, por të kënaqur që arritën në cak, sportistë të të gjitha moshave morën pjesë në ndonjërën prej katër garave në maratonën e 16-të në Shkup “Vizer”, prej të cilave më të vështira janë ato prej 21 dhe 42 kilometra. Në kushte të pandemisë munguan kampionët afrikanë dhe sportistët që vinë nga vendet më të largëta, por garuesit vendas mëgjithatë ishin të kënaqur.

“Ndjehem shkëlqyeshëm, 21 kilometra, koha shumë e mirë, gara argëtuese, jomonotone, gjithçka ishte OK.” tha njëra nga pjesëmarëset e maratonës.

“Jam shumë i kënaqur, deri më tani asnjëherë nuk kam vrapuar 21 kilometra, kjo është hera e parë, në këtë maratonë. Vrapoj për ju, J dhe M, do të thotë këtë garë ua kushtoj nënës dhe babait tim, të cilët këtë vit kanë humbur jetën.” tha njëri nga pjesëmarësit e maratonës.

Organizimi i garës në kushte të pandemisë ka respektuar disa protokolle, si mbajtja e maskës para fillimit të garës dhe pas përfundimit të saj, por ka pasur pothuajse numër dhjetë herë më të vogël të pjesëmarrësve.

“Ndryshe është fakti që këtë vit nuk kemi garues të huaj, me përjashtim të disave, në mesin e të cilëve edhe ukrainasi që fitoi në garën maratonë dhe vajza nga Shqipëria e cila gjithashtu fitoi në garën maratonë. Garuesit ishin në nivel, vrapuan kohën e caktuar.” thotë Gjorgji Kuzmanovski – Kryetar i Lidhjes së Sporteve

Në qoftë se gjatë vitit të kaluar morën pjesë 12,500 pjesëmarrës, në maratonën e sivjetshme vrapuan rreth 15000. Në mesin e tyre edhe mysafirët tradicionalë dhe me përvojë nga Shqipëria fqinje.

“Po, mora pjesë në gjysëm maratonë, në Shkup, bravo Shkupi.” tha Sotir Kirjaki, pjesëmarës nga Shqipëria

“Përshëndetje Shkupi, kjo garë ishte e bukur, pas një viti, sepse gjithçka ka qenë “lockdown”, por sot vrapuam me kënaqësi, ishte pak e vështirë sepse gjatë gjithë vitit nuk ka pasur gara. Shkupi është qytet i bukur, me lartësi të njëtrajtshme mbidetare, moti shumë i mirë, për këtë arsye kam vrapuar me kënaqësi dhe kam arritur rezultat të mirë.” thotë Flamur Çelaj nje pjesëmarës nga Shqipëria

Fitues në garën kryesore, në maratonën prej 42 kilometrash në kategorinë e meshkujve është ukrainasi Serhi Shevçenko, ndërsa në kategorinë e femrave është shqiptarja Luiza Gega. Të tjerët janë argëtuar, kanë bërë selfi, kanë festuar suksesin e përbashkët, ndërsa pati edhe puthje. Pati edhe probleme të papritura nga lodhja e tepërt, teknike, edhe atë me veturat e ndihmës së shpejtë dhe shumë nervozë te shkupjanët të cilët për shkak të maratonës ngecën në komunikacion. /KlanMacedonia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME