Categories Sport

Gola, tension, shpulla dhe dy të kuqe: Nuk ka fitues në Lazio-Inter

Dy gola, po kaq kartonë të kuq dhe asnjë fitues në duelin Lazio-Inter. Takimi i luajtur në “Olimpico” ishte plot duele dhe rivalitet, teksa dy skuadrat ndanë nga një pikë në fund pas barazimit 1-1. Lautaro Martinez kaloi në avantazh zikaltrit e Antonio Contes në minutën e 30-të.

Diagonale e saktë e goleadorit argjentinas dhe miqtë në avantazh. Bardhekaltrit e nisën më mirë pjesën e dytë dhe gjetën golin e barazimit me anë të Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori kërceu më lart se Ivan Perisic dhe shënoi me kokë.

Tensioni nuk mungoi në këtë sfidë. Ciro Immobilen e lanë nervat në minutën e 69-të dhe u largua me të kuqe pas goditjes me shpullë ndaj Arturo Vidal. Forcat u barazuan katër minuta përpara fundit, moment kur u ndëshkua me të kuqe edhe Stefano Sensi.

Në dy ndeshjet e tjera u regjistrua i njëjti rezultat. Parma mposhti 1-0 në fushën e vet Hellas Veronën, falë golit të Jasmin Kurtic në minutën e parë. Tre pikët e para në kampionat për ekipin e Kastriot Dermakut, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes. I njëti rezultat edhe në Benevento, aty ku “Shtrigat” e Pippo Inzaghit mposhtën Bolognan. Deciziv goli i Gianluca Lapadula, i cili erdhi nga stoli dhe i dhuroi fitoren e dytë në kampionat ekipit të ardhur nga Serie B.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME