Categories Lajme

Personazhi quhet Sotir Llambi, prej 20 vitesh lyen këpucë, është lustraxhiu i fundit në Fier

Fier, personazh. Ky zoteria qe shikoni eshte lustraxhiu i fundit ne Fier. Quhet Sotir Llambi, prej 20 vitesh lyen kepuce. Sotiri me pervojen shume vjecare ne kete profesion kupton edhe gjëndjen ekonomike te klienteve te tij . Kjo per usta Sotirin eshte shume thjeshte, nga kepucet e klienteve-thote ai .

Ai jep dhe detaje . Ngjyra, modeli, cilesia, jane ato që flasin për stilin e jeteses se klientit te tij. Ky profesion para shume vitesh dikur praktikohej nga shtresat e varfra per te sigururar jetesesn. Sot kepucet klasike po zevendesohen me tendenca prakticiteti, duke çuar ne zhdukjen e lustraxhinjve. Lustraxhinj ka vetem disa dhe ata nuk janë profesioniste.

Me pervojën e bojaxhiut, Sotiri vendosi me shume se 20 vjet me pare, te dale ne rruge per te ngjyrosur tashme jo mure dhe shtepi , por kepuce. Sotiri tregon se e nisi fillimisht punen si bojazhi banesesh.

Nisa me pas kete profesion ku jam sot qe me pelqeu. Eshtë nje pune qe kerkon jo vetem kujdes por edhe talent , pasi gabimi mund te kushtoje shtrenjte.Duhet gjetur ngjyra e pershtateshme se ndryshe i prishe kepucet. Mjeshter i lyerjes se kepuceve Sotiri eshte dhe personazh i dashur per fieraket .

Ky eshte zanati me te cilen 60 vjecari siguron te ardhura per familjen. Ndryshimi I modes e ka vene ne veshtersi pasi sic thote ai , kepucet po zvendesohen me atlete dhe kjo ka bere qe pun ate bjere pak . Megjithate mes klienteve te tij Sotiri dallon ende fanatic te kepuceve te mira. Ai tregon per kepucet me te shtrenjta qe ka pare ishin me lekure gjarperi.

Cdo dite ne 6 te mengjezit sipas stines Sotiri vjen me biciklete nga shtepia e tij ne qender te qytetit dhe largohet nga mbasditja . Ai eshte nga lustraxhinjte e fundit qe e ushtron kete zanat me ndershmeri dhe krenari duke ruajtur traditen e perkujdesit ndaj kepuceve si detaje dhe kjo dhe te tjera i kane shtuar klientelen .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME