Java e dytë e shpërndarjes së teksteve shkollore ka nisur me radhë të gjata në disa prej librarive të kryeqytetit. Përveç pritjes prindërit thonë se janë përballur edhe me mungesë së librave. Tekstet e gjuhës së huaj si anglishtja apo frëngjishtja gjenden me vështirësi, nuk bëjnë përjashtim as librat e 9-vjeçares.
“Gjuha nuk është për momentin, pas dy-tre ditëve duhet ta marrim dhe matematikën”. “Nuk ishte fizika.” Një tjetër shqetësim përbëjnë edhe çmimet e larta, shpesh të papërballueshme. Më të shtrenjta janë librat e klasës së 10, çmimi për të cilat shkon mbi 9 mijë lekë. “95 mijë lekë të vjetra bashkë me frëngjishten.”
“Të shtrenjta janë.” “54 të klasës së 9-të.” Por edhe prindërit që përfitojnë tekste në përdorim falas kanë zgjedhur që të shpenzojnë dhe t`i pajisin fëmijët me libra të rinj. “Janë të shënuara, dua që djali ti plotësojë vet.” “Janë shumë të vjetra dhe të konsumuara.” Shpërndarja e teksteve do të vijojë edhe përgjatë kësaj jave. Për arsimin fillor librat do të shpërndahen në shkolla nga mësuesit, ndërsa për të tjerët në librari./oranews