Categories Lajme

Përvjetori i vdekjes së Kacifas, 1800 persona hynë në Kakavijë për 2 ditë, policia “blindon” Jugun

Plot 1800 persona kanë hyrë në Kakavijë për dy ditë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të vdekjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Raportohet se 500 shtetas grekë kanë hyrë gjatë ditës së sotme, pre orës 12 të natës. Mësohet se në orët e para të mëngjesit ka kaluar vetëm një autobus me 20 shtetas grekë. Ndërkohë nga pjesa tjetër e autobusit, dy persona të shpallur “non grata” janë kthyer nga policia, disa të tjerë për mungesë garancie dhe të tjerë janë tërhequr vetë.
Forca të shumta policie ndodhen Gjirokastër por edhe në pjesë të tjera të Jugut të vendit, kryesisht në zonat kufitare.

Policia ka vendosur një postbllok edhe në Jorgucat për kontrollin e personave të dyshuar dje për të siguruar rendin e mbarëvajtjen e ceremonisë përkujtimore. Ditët e fundit shoqatat patriotike greke, duke përdorur “fuqinë e rrjeteve sociale” kanë bërë thirrje për grumbullimin e sa më shumë të rinjve.

35-vjeçari Kostandinos Kacifas, mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të kaluar gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.
Gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë, Kacifas qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj makinës së tyre. Pas disa orëve zjarr, policia arriti të qëllonte mbi 35-vjeçarin që rrezikoi jetët efektivëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME