Categories Lajme

Lulzim Basha: Sondazhet e nxjerrin PD forcë të parë politike në vend

Në një intervistë për gazetën “Mapo”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se të gjitha sondazhet e nxjerrin sot PD, si forcë të parë politike në vend. Lulzim Basha është i bindur në fitoren e PD-së dhe thotë që po punon për të bindur elektoratin gri.

Ndër të tjera, Basha ka deklaruar se është përgatitur një program ekonomik në bashkëpunim me gjermanët e CDU-së si dhe janë përgatitur paketa antimafia dhe antikorrupsion.

“Të gjitha sondazhet e nxjerrin sot Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend, një fenomen që ka, të paktën, dy dekada që nuk ndodh në Shqipëri.

Ne po bëjmë gjithçka të bindim edhe elektoratin e pavendosur se PD është alternativa më e mirë për vendin. Dhe për këtë ne kemi hartuar një program ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët gjermanë të CDU-së dhe në konsultim të gjerë qytetarë.

Kemi gati platformën antimafia dhe antikorrupsion me të cilën çdo kush që ka futurt duart në pasuritë publike do t’ua kthejë mbrapsh qytetarëve, kemi paraqitur propozimet tona për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Unë jam i vendosur të çoj përpara misionin tim për t’u dhënë shqiptarëve në qeverisje, modelin europian që meritojnë”, është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë intervistës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME