Categories Lajme

Përzuri nga banesa vajzën e mitur pas sherreve të vazhdueshme dhe dhunoi gruan, pranga shqiptarit në Volos

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për konflikte të vazhdueshme me vajzën e tij të mitur si dhe për dhunë ndaj gruas. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Volos.

47-vjeçari pas një debati me vajzën e tij e ka nxjerrë këtë të fundit jashtë banesës dhe nuk e ka lejuar të futet më. E gjendur përballë kësaj situate, ka ndërhyrë gruaja e tij, të cilën ai ka nisur ta dhunojë, duke e kapur dhe prej flokësh.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është denoncuar dhe më pas arrestuar nga policia.
Nga hetimet rezulton se 47-vjeçari ka pasur probleme të shpeshta me alkoolin, ndërsa nuk është hera e parë që dhunon familjarët e tij. Ndaj tij rëndon akuza e dhunës në familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME