Categories Lajme

Pesë të arrestuar brenda pak orësh në kryeqytet, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim, dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Vihen në pranga 5 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët në Seksionin për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. H., 55 vjeç, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi për shkak të detyrës, ka goditur punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor;

– F. D., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim M. M., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. E., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, pasi në Domje, ka goditur me grushte, punonjësin e OSHEE-së Vorë, duke e penguar në kryerjen e detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve Vorë proceduan penalisht shtetasit e mitur K. L., 15 vjeç, K. T., 16 vjeç, dhe S. D., 16 vjeç, pasi nën kërcënimin e thikës, i kanë vjedhur sendet personale shtetasit U. K., 28 vjeç.

Më datë 27.01.2022, shtetasi G. Ç., ka kallëzuar se rreth orës 20:00, në fshatin Bërzhitë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin të cilin e ka pasur të ndezur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME