Categories Sport

Peshëngritja drejt Botërorit të Tajlandës, në fokus Olimpiada

Ekipi kombëtar i peshëngritjes ka bërë përgatitjet e fundit për kampionati  botëror të peshëngritjes që do të zhvillohet në Tajlandë nga datat 17 deri  më 27 shtator.

Kuqezinjtë do të prezantohen me katër sportistë elitarë, si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj. Stërvitjet kanë qënë intensive në ambientet e pallatit të Sportit “Feti Borova”,nën drejtimin e trajnërëve, Sokol Bishanaku dhe Zef Kovaçi.

Sokol Bishanaku: “Çdo sportist kërkon të akomulojë sa më shumë pikë olimpike. Pjesëmarrja në Olimpiadë të 2020, ky është objektivi i parë. Shpresojmë që të marrim më të mirën, por fokusi ynë është që të grumbullojmë pikë për olimpiadën e vitit 2020. Ky është parimi bazë, pastaj të tjerat t’ia lëmë garës”.

Vetë sportistët janë entuziastë për këtë eveniment të rëndësishëm që është njëherazi edhe kualifikues për në Olimpiadë.

Kështu Briken Calja dhe Erkand Qerimaj theksojnë rëndësinë e këtij kampionati.

Briken Calja: “Gjendja ime po kalon një fazë jashtëzakonisht shumë të mirë. Tani i mbetet rezultatit të garës sepse atje shihet gjithçka. Është indirekt pasi tani janë ato hapat e fundit, finishi i pikëve olimpike. Duhet bërë më e mira e jonë”.

Erkand Qerimaj: Shpresojmë që edhe në botëror të realizojmë objektivin. Ne të katërt që jemi përzgjedh për botërorin. Të arrijmë rezultate shumë të larta dhe të nderojmë Shqipërinë”.

Për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Maslavica, gjithçka është në rrugën e duhur, madje ekipi do t’i nënshtrohet edhe masave antidoping.

Theodhor Masllavica: “Gjendja e ekipit është shumë e mirë, duke vijuar me Briken Caljën, që me Caljën pretendojmë që të hyjmë në zonën e medaljeve. Gjithashtu, me Erkand Qerimaj, Daniel Godellin e Krenar Shotaj. Shkojmë si ekip për tu pozicionuar brenda dhjetëshes”.

Botërori i Tajlandës do të nis më 18 shtator deri më 26 shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME