Categories Sport

PESHËNGRITJE/ Ertjan Kofsha fenomenal, tri medalje ari në Kampionatin Europian U-17

Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë. Talenti shtërmenas, i cili është prodhimi i radhës i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska, ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.

Kofsha, i cili garoi në peshat 89 kg, realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat. Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg. Gjithçka mbyllet me festën e merituar për Shqipërinë në këtë kompeticion, ndërsa Ertjan Kofsha konsiderohet pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi.

Kështu kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Europian, pasi disa ditë më parë siç dihet edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15. Rezultatet shumë premtuese, të cilat konfirmojnë edhe një herë se peshëngritja mbetet absolutisht sporti më i suksesshëm i vendit në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME