Vizitorët në oqeanin në qendrën tregtare në Shën Petersburg të Rusisë, u befasuan kur panë një zhytës duke kërcyes me një peshkaqen.
Pamjet në video tregojnë zhytësin që mban njërën anë të peshkaqenit. Peshkaqeni shihet duke notuar në pozicion vertikal ndërsa zhytësi dhe kafsha kthehehen drejt shikuesve.
Mund të shihen gjithashtu një mori peshqish duke notuar rreth tyre, derisa ata kërcejnë. Videoja, e cila është shpërndarë në Youtube, ka marrë komente të larmishme. Ndërsa disa përdorues e kanë lavdëruar zhytësin, të tjerët kanë mbetur të shokuar nga gjesti i zhytësit.
