Categories Lajme

Peshkatari u mbyt natën e Vitit të Ri

Peshkatari Gëzim Seitllari është mbytur në liqenin e Pogradecit natën e vitit të ri, më 31 Dhjetor. Djali i xhaxhait të tij në një intervistë për “BalkanWeb” tregon se ai ka dalë nga shtëpia në orët e para të mëngjesit dhe se vuante nga diabeti.

Çfarë e keni zotërinë?

Djalë xhaxhai.

Kur ka dalë?

Në datën 31, ora 4 e gjysëm ka dalë nga shtëpia, ka marrë veglat dhe ka dalë në liqen. Është futur si gjithë të tjerët për peshkim. Në orën 9 e gjysmë, ora ku dalin të gjithë peshkatarët, ky nuk ka dalë.

Ka shkuar edhe biri, i cili quhet Andi, ka pritur deri në orën 10. Në atë kohë lajmërojnë policinë, siç kanë thënë vetë familjarët.

Policia ka dalë në orën 11 rreth çerek ore me motoskaf. Ka patur dallgë shumë. Tani akoma presim kërkojmë.

Çfarë familje ka peshkatari? Prej sa anëtarësh janë familjarët?

Prej katër anëtarësh, ka bashkëshorten, ka vajzën, ka edhe djalin

Vetëm këto të ardhura kishin? Nuk punonte ndonjë nga familjarët e tij?

Punonte bashkëshortja mësuese, në një fshat të thellë të Mokrës.

Po fëmijët?

Fëmijët jo. Vajza është në shkollë të lartë në Tiranë. Djali ka mbaruar për mësues, por është pa punë. Ai ishte i sëmurë ishte me diabet, por halli e çonte që të dilte herët në mëngjes.

Pse doli në datën 31?

Për veten e vet, dalin të gjithë natën e Vitit e Ri. Lejohet nga Shoqata e Peshkimit.

A keni ndonjë detaj nga policia?

Nuk kemi asnjë detaj nga policia. Për momentin nuk dimë asgjë.

Varka e tij u gjet?

Varka është gjetur në orën 10 e gjysmë sot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME