Categories Lajme

Petrit Ruka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”, Rama: Shqipëria, tokë tragjedish apo komedish?

Poeti Petrit Ruka u nderua sot me titullin “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e veçantë me anë të krijimtarisë poetike, me poezitë e të cilit përjetohen motivet e Shqipërisë së dikurshme, por dhe të kohës modern.

Kryeministri Rama i pranishëm në ceremoni, e vlerësoi krijimtarinë e tij duke e cilësuar një autor që krijon në vazhdimësi vlera që janë origjinale e burimore.

Rama: Petrit Ruka është një poet, shkrimtar, skenarist, një qenie e rrallë në mexhelisin e kulturës dhe të artit tonë, një autor të cilin nuk e gjen me lehtësi siç i gjen të famshmit e të gjitha llojeve, që nga ata të llojit që meriton famën, te ata që famën e kanë të pamerituar apo sponsorizuar, stimuluar a vetëkrijuar.

Rama theksoi se Ruka ka një tipologji shumë të veçantë.

Rama: Jo se është i vetme apo i pari që përpiqet të shtrihet në të gjitha fushat ku krijuesi shtrihet me fjalë, por se ka një kapacitet transformues të jashtëzakonshëm në qenien e tij, duke kaluar nga një zhanër në tjetrin e duke i dhënë çdo zhanri diçka që është vërtet origjinale e për t’u admiruar. Dua t’i uroj Petriti që të vazhdojë të ketë sa më shumë energji, kohë e dëshirë për të vazhduar të jetë ai që është në këtë tokë, që siç thotë Petriti, është një teatër tragjedish ku të gjithë janë njëkohësisht dramaturgë e autorë e ku nuk ka shikues, suflerë dhe regjisor.Do të mbetet për një herë tjetër, mbase do të na jepet mundësia për një bisedë, nëse kjo tokë është një tokë tragjedish apo komedish, apo të dyja bashkë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME