Categories Lajme

Petrit Vasili për ‘drejtësinë e re’: Çfarë pret ky SPAK-u i famshëm kur faktet ulër asin?!

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka folur me tone të ashpra përkundrejt të ashtëquajturës ‘drejtësi e re’ pasi të gjithë sipas tij e kanë pritur të ishte një dorë e fortë dhe e pamëshirëshme në zbatim të ligjit ndaj autorëve të veprave të rënda penale dhe korrupsionit. Ndër të tjera Vasili ka folur dhe për miliona dollarët që Shqipëria ka humbur në arbitrazh, fonde të cilat do të ndihmonin bizneset me paketa ndihme gjatë periudhës së pandemisë, për të blerë vaksina, për të blerë testime dhe mjete mbrojtëse që mjekët të mos vdesin. Ndërsa për llogaritë e Shqipërisë të cilat po bllokohen jashtë vendit, Vasili ka fajësuar kryeministrin e dhjetëra ministra e zyrtarë, ndërkohë asnjëri prej tyre nuk është vënë përpara drejtësisë. Nënkryetari i LSI-së i ka bërë thirrje SPAK-ut të mos merret me korrupsione ’20-30 mijë lekëshe’, por të mbajë qëndrim ndaj kryeministrit, ministrave, deputetëve, drejtorëve e të gjithëve zyrtarëve me radhë pasi kanë konsumuar vepra të rënda penale.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili: Mbyllja e syve do të bëjë që duartrokitjet për drejtësinë e re të kthehen në shuplaka Të nderuar qytetare dhe qytetarë! Të gjithë ju keni pritur me padurim që e ashtuquajtura drejtësi e re, të ishte një dorë e fortë, një goditëse shumë e fortë dhe e pamëshirshme në zbatim të ligjit ndaj gjithë veprave më të rënda penale, korrupsionit dhe gjithçka që shfaqet në shoqërinë shqiptare dhe që ka shkaktar dhe fajtor qeverinë, duke dëgjuar duartrokitje të shumta për të ashtuquajturën drejtësinë e re nga qeveria, por edhe nga mjaft diplomatë të huaj lidhur me të.

Por sot jemi përpara disa fakteve të tmerrshme, fakteve që ulërijnë e për të cilat drejtësia e re nuk lëviz gishtin para pak ditësh është denoncuar një aferë e tmerrshme, ku paratë e qeverisë trajtohen si para xhepi të saj dhe ku qeveria nuk sillet si administratore, por si grabitqare. Ku ajo merr paratë nga një projekt i caktuar, i kalon si i do qejfi nga një krah tjetër, merr kredi dhe hua, pavarësisht se është një Shqipëri me probleme shumë të rënda pas tërmetit dhe pas pandemisë dhe qetësisht i kalon nga një rrugë te tjetra. Ja heq popullit të Selenicës, i çon në Vlorë dhe sillet me to sikur të jenë paratë e xhepit. Shkel ligj dhe Kushtetutë ditën për diell.

Të denoncuara këto qartësisht nga Presidenti i Republikës, e kushdo shqiptar priste që përgjegjësit e këtyre shkeljeve të tmerrshme të ligjit, të ishin para drejtësisë. Asgjë nuk ka ndodhur. Nuk lëviz as gishtin SPAK, ndërkohë që këto fakte i dinë të gjithë shqiptarët. Pak kohë më parë, 140 milion në total humbiste Shqipëria në arbitrazh me një biznesmen italian, me biznesmenin Becheti. Sot me 45 milion dollarë të tjerë dënohet sërish Shqipëria. Këto miliona dollarë, që do të dinin e tepronin për të trajtuar me paketa ndihme për pandeminë bizneset, për të blerë vaksina, për të blerë testime, për të blerë të gjitha mjetet mbrojtëse që mjekët të mos vdesin, venë dëm, ndërkohë që përgjegjësve nuk u hyn gjemb në këmbë.

Ndërkohë të nderuar qytetarë duhet të dini që llogaritë e Shqipërisë po bllokohen jashtë vendit. Euro Control ka bllokuar llogaritë  e Shqipërisë që financon agjencinë e kontrollit ajror të Shqipërisë. Fajtor për këtë janë nga kryeministri, i cili përmendet qartësisht në vendimin e arbitrazhit e deri më poshtë me dhjetëra ministra e zyrtarë të tjerë. Asnjë fajtor nuk është përpara drejtësisë, as edhe një i vetëm. Ndërkohë vazhdojnë e pasojnë të tjera.

Arbitrazhet, ky Pazar i ri i qeverisë, pra humbje me dëshirë që t’u japë para nga ato paratë e shqiptarëve dhe të përfitojë diçka vetë, sepse këta kanë parimin që të përfitojnë, të bëjnë dëmin, të ikin dhe këtë dëm, këtë hall ta paguajnë shqiptarët nga i pari deri tek i fundit. Sepse paratë e shqiptarëve shpenzohen, por ama asnjë të paditur, asnjë fajtor nuk ka. Çfarë prek ky SPAK-u i famshëm kur faktet ulërasin? Llogaritë e Shqipërisë po bllokohen nga EUROPOL-i në Austri e gjetkë në të gjitha anët, faktet buçasin. Boll SPAK u more me korrupsionin 20-30 mijë lekësh. Boll mbylle edhe përpara krimit zgjedhor, ku e hodhe si top ping-pongu dosjen 184 për të mos mbajtur qëndrim ndaj kryeministrit, ministrave, deputetëve, drejtorëve e të gjithëve me radhë. Janë njëra vepër më e madhe sesa tjetra.

E të mos hetosh, mos paditësh, mos dënosh ata që grabisin miliarda nga paratë e popullit dhe i trajtojnë ata si miliardat e xhepit të tyre, do të thotë që edhe këto organe drejtësie kthehen dhe vendosen kundër popullit, sillen armiqësisht kundër tij. Sepse populli i paguan nga xhepat e tij, sepse nuk i paguan qeveria, por vetë populli, që të mbrojnë ligjin dhe të drejtën. Mos pasja e asnjë zyrtari, asnjë ministri dhe as të vetë kryeministrit përpara drejtësisë është provë e një drejtësie e cila funksionon për të mbyllur korrupsionin, për të mbajtur gjallë pandëshkueshmërinë, për të krijuar dekurajim para shqiptarëve, për të lënë të kuptojë që një shqiptar që demonstron mund të dëmtohet rëndë, kurse një tufë maskarenjsh që vjedhin qindra milionë euro, e ku faktet janë para syve tuaj, këtyre nuk u hyn gjemb në këmbë.

Prokuroria speciale duhet të konsiderojë me shumë urgjencë pozicionin e saj për të mos u futur në një konflikt pa kthim me popullin, të cilit duhet ti shërbejë. Çdo minutë kohë ë humbur përpara këtyre fakteve që buçasin është një faj shumë i rëndë, jo vetëm moral, por edhe shumë i rëndë penal. Dhe çdo duartrokitje për këtë drejtësi do të detyrohet tu kthehet në shuplaka të forta në fytyrën e saj. Ju faleminderit të gjithëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME