Categories Lajme

Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Lezhës

Shefi i Komisariatit të Lezhës, Nik Nikolli është pezulluar nga detyra. Nuk dihet ende arsyeja e qartë e këtij vendimi të Policisë së Shtetit. Me datën 24 qershor pòlicia e Lezhës ka zhvilluar një òperacion për asgjësimin e párcelave me kánabis në zonën e Kashnjetit të njësisë administrative Ungrej të Bashkisë Lezhë.

Ky òperacion nuk u publikua nga policia e shtetit gjë që hodhi hije dyshimi mbi këtë operacion anti-drògë. Në atë kohë, operacioni u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij të Facebook dhe kjo nxiti prokurorinë e Lezhës që të nisë hetimet.

Nga hetimet e deritanishme shefi i komisariatit të pòlicisë së Lezhës Nik Nikolli është pèzulluar nga detyra për t’u vënë në dispozicion të prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme. Sipas burimeve nga pròkuroria e Lezhës priten zhvillime të reja nga ky hetim. Nik Nikolli ka dy ditë që është pèzulluar nga detyra e shefit të komisariatit të pòlicisë së Lezhës.

Nuk dihet nëse hetimet e prokurorisë së Lezhës kanë nisur drejtpërdrejt në ngarkim të Nik Nikollit për shkak të mos denòncimit të parcelave të mbjella me kánabis në zonën e Ungrejt, apo edhe për shkaqe të tjera. Për shkak të sekretit hetimor deri tani nuk ka më shumë detaje për këtë shkarkim të radhës të e ksponentëve të drejtues të Pòlicisë së Shtetit. Kujtojmë se Nik Nikolli erdhi në krye të komisariatit të pòlicisë së Lezhës në fillim të muajt shkurt të këtij viti  ai erdhi nga komisariati i pòlicisë së Tropojës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME