Autoritete maqedonëse thekojnë se kanë arritur një marrëvshje me prothuesit e vaksinës të Pfizer, ku priten të marrin rreth 800 mijë doza kundër koronaviruist. Marrëveshja është arritur mëngjes e kësaj të hëne në një bisedë telefonike mes Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë që prodhon vaksina kundër Covid-19.
Sipas informacioneve 5,850 dozat e para të vaksinave që do të mbërrijnë në muajin shkurt do të pasohen nga një dërgesë me një sasi më të madhe në Mars dhe Prill dhe dinamika për të gjithë vitin 2021 do të përcaktohet më tej .Vendi, siç është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka filluar me kohë përgatitjet për vaksinimin kundër Covid-19 dhe infrastruktura ekzistuese funksionale dhe e mirëkrijuar shëndetësore, ku vaksinimi për sëmundjet e tjera është kryer deri më tani, është gati për imunizimin kundër koronës. Vaksina Pfizer ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, dhe ato do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut këtë muaj. Agjencitë rregullatore mjekësore, EMA nga Bashkimi Europian dhe FDA e SHBA-së, e kanë miratuar vaksinën Pfizer.
