Categories Lajme

Punonjësja e kujdesit shëndetësor ndahet na jeta dy ditë më vonë pasi bëri vaksinën Pfizer

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Portugali ka ndërruar jetë dy ditë pasi bëri vaksinën Pfizer. Sonia Acevedo, 41 vjeçe, pësoi ‘vdekje të papritur’ në shtëpi në Ditën e parë të Vitit të Ri, 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër Covidit. Mediat e huaja thonë se sot ose nesër pritet të bëhet një autopsi që do të tregojë se çfarë i shkaktoi vdekjen. Nëna e dy fëmijëve, e cila ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto, nuk ka pësuar ndonjë efekt anësor pasi është vaksinuar, raporton Mail Online.

Babai i saj foli për të përditshmen portugeze ‘Correio da Manha’ duke thënë: “Ajo ishte mirë. Nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor. Ajo bëri vaksinën Covid-19 por nuk pati ndonjë simptomë anësore. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë vetëm dua përgjigje. Unë dua të di se çfarë shkaktoi vdekjen e vajzës sime.” Punëdhënësit e Acevedo konfirmuan se gruaja e vdekur ishte vaksinuar kundër koronavirusit më 30 Dhjetor dhe thanë se nuk kishin marrë ndonjë njoftim për ndonjë ‘efekt të padëshirueshëm’ në momentin që u vaksinua apo në orët më pas.

Në një deklaratë publike, Instituti Portugez i Onkologjisë tha: “Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë. Kjo humbje ndihet edhe këtu. Shpjegimi i shkakut të vdekjes do të ndjekë procedurat e zakonshme për këto rrethana.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset zetori, ndërron jetën 71-vjeçari në Lushnje, një tjetër person mbeti i plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm (11 Maj) në fshatin Dushk në Lushnje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tkurrja/ Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punonjësve në platformat online. Sipas raportit…

LEXO ME SHUME