Categories Kuriozitete

Piloti e lë të dashurën t’i japë aeroplanit, trishtohen pasagjerët

Kemi dëgjuar për makinën që mund t’ia lësh të dashurës një xhiro, por për një avion pasagjerësh ende jo. Prokurorët rusë janë duke hetuar rreth disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku një udhëtare është lejuar nga pilotët e aeroplanit që të ulet në vendin e tyre gjatë fluturimit të rregullt.

Rasti ka ndodhur gjatë fluturimit mbi Siberi më 31 Gusht 2019, por video është publikuar së fundmi në internet. Gruaja, e quajtur Ana, pa asnjë kualifikim si pilote, është e dashura e pilotit, të quajtur Kirill. Ajo është filmuar te komandat e avionit ndërkohë që zëri i pilotit dëgjohet teksa i jep udhëzime.

Ana e kishte postuar videon në Instagram, por tani është fshirë. Kompania ka thënë se dyshojnë që pamjet s’kanë lidhje me transportimin e udhëtarëve nga ana e tyre, por prokuroria ka nisur tashmë hetimet. Televizioni rus 5-TV raportoi se piloti që e ka lejuar vajzën të ulet në kabinën e pilotimit quhet Kirill S., ndërsa për Annën thotë se është e dashura e tij ose mikeshë shumë e ngushtë. Aeroplani i përket kompanisë ruse të fluturimeve “InAero”, e cila përmes zëdhënësit ka thënë se ka nisur verifikimin e këtij rasti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME