Categories Politike

“Po i mban vaksinat stok, ç’a i kushtonte të na i jepte ne!”, ambasada franceze i përgjigjet ashpër Ramës

Ambasada franceze në Tiranë, përmes një letre që i ka drejtuar ministrisë së punëve të jashtme, ka tërhequr vëmendjen për qendrimet e kryeminstrit Edi Rama, i cili ka sul muar vendet e BE-së, sa i takon çështjes së vaksinave. Teksa i referohet qendrimeve të Ramës në emisionin Open, ambasada franceze i kujton kryeministrit shqiptar se BE është ndihmuesi më i madh i vendit tonë, me 100 milionë euro çdo vit, që financohëen në sektorë të ndryshëm të vendit.

Ambasada thekson në letër se është e pavend që Rama të deklarojë se Franca i ka lënë stok vak sinat që ka siguruar, kur fare mirë një pjesë të tyre mund t’ia jepte Shqipërisë. “Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë aku zoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA. Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vak sinuar në fund të janarit, Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t ‘i ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasade konsideron se nuk është e përshtatshme të su lmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

Çfarë deklaroi Rama “S’kemi nevojë për paratë e BE sepse kemi parapaguar. Mbase më ka keqkuptuar, ambasadori Soreca, por nuk i heq asnjë presje kritikave që kam bërë ndaj Bashkimit Europian. Soreca është përfaqësuesi i KE dhe unë kritikat ia bërë disa vendeve të BE që egoizimin e kanë kthyer në sistem.

Nuk i kushtonte asgjë. Franca ka bërë pak mijëra, ndërkohë që ka shumë më tepër. Ç’kuptim ka të kesh stok dhe të mos i thuash këtyre 6 vendeve të Ballkanit që merrni dhe ju. Ça i kushtonte? Asgjë. Kjo ka qenë kritika ime”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME