Categories Lajme

Piloti jashtë shërbimi tenton të rrëzojë avionin e pasagjerëve në SHBA, incidenti po hetohet nga policia e Portland dhe FBI

Një pilot jashtë orarit të punës në SHBA akuzohet për 83 tentativa vrasje, pas dyshimeve se u përpoq të rrëzonte një avion pasagjerësh, mbrëmjen e së dielës. 44-vjeçari Joseph David Emerson ishte i ulur në kabinën e pilotit të fluturimit Alaska Airlines, pas kapitenit dhe oficerit të parë, sipas një deklarate të linjës ajrore.

Avioni ishte nisur nga Everett, Washington, për në San Francisco, California, me 80 pasagjerë në bord. Fluturimi u devijua në Portland, Oregon dhe i dyshuari u neutralizua pa incidente, thanë zyrtarët. Në një deklaratë, thuhet se piloti tentoi që të ndërpriste operimin e motorëve.

Ishin anëtarët e ekuipazhit të Alaska Airlines Flight 2059 që ia raportuan ngjarjen kontrollit të trafikut ajror ndërkohë që ishin në fluturim. Në një mesazh audio një prej pilotëve thotë: “E kemi neutralizuar personin që tentoi të fikte motorët”. Ai po ashtu kërkoi ndërhyrjen e policisë sapo avioni të ulej.

Pasagjerët, sipas BBC, nuk kuptuan asgjë, derisa iu tha se avioni do të bënte një ulje emergjence, për arsye shëndetësore, në mënyrë që të mos krijohej panik. Tashmë incidenti po hetohet nga policia e Portland dhe FBI.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME