Categories Lajme

Piloti rus nuk ishte dakord me pushtimin e Ukrainës, dezertoi në forcat ukrainase, duke marrë me vete helikopterin Mi-8

Një pilot rus, i cili nuk ishte dakord me pushtimin e Ukrainës, dezertoi në forcat ukrainase, duke marrë me vete helikopterin Mi-8.

Piloti dezertoi gjatë një operacioni special që ishte mbajtur sekret ndërsa lajmin e bëri të ditur sot shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase.

“Piloti tani është në Ukrainë”, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit të helikopterit, të cilët nuk ishin në dijeni të qëllimeve të tij, “u vranë pas uljes”, tha agjencia.

Kievi shpjegoi se kishte përgatitur këtë operacion “për muaj të tërë” pasi piloti, i quajtur Maxim Kuzminov ,kontaktoi forcat ukrainase dhe kërkoi garanci sigurie.

Kur iu dha mundësia, në një moment teksa po fluturonte me helikopterin pranë kufirit, ai nisi të reduktonte lartësinë derisa arriti në pikën e rënë dakord me ukrainasit.

Inteligjenca ushtarake tha se Kuzminov shërbente në skuadrën e 319-të të helikopterëve të Forcave Ajrore Ruse, e cila është e vendosur në Primorye, në Lindjen e Largët Ruse.

Ndërkohë, siç u bë e ditur, familja e tij u transferua e sigurt në Ukrainë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME