Categories Lajme

Pipero: E vërteta e dërgimit në Itali dhe frika ime më e madhe gjatë sëmundjes me covid

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se është mjekuar në kushte shtëpie pas infektimit me Covid-19. I ftuar në “Open”, Pipero tha se ka lexuar në media që është mjekuar në Itali e Turqi dhe madje me ironi shtoi se kishte lexuar që ishte intubuar, por që sipas tij, asgjë nuk është e vërtetë.

“Kam dëgjuar që kisha ikur në Turqi urgjent, në Itali urgjent…madje në Itali kam shkuar i intubuar. E vërteta është se jam mjekuar në shtëpi. Nuk kam lëvizur nga Shqipëria. Për fat të keq nuk kisha as bashkëshorten në shtëpi, e kisha në Itali. Kështu që e kam kaluar me dy infermiere që më vinin çdo ditë në shtëpi dhe me ndihmën e djalit,” – tha Pipero. I pyetur se përse nuk u kishte përgjigjur telefonatave, Pipero tha se e ka pasur të vështirë të ruajë komunikimin me njerëzit.

“Është e vërtetë, por ishte presioni pozitiv i qytetarëve për informacion, i kolegëve , gazetarëve ndaj e mbylla e telefonin, për të qenë më i qetë ndryshe do ishte e pamundur” – tha ai.

“Kam qenë me fat që kam pasur konsultën e mjekëve kolegë. Kam kaluar një formë nga e lehta në të mesme pa komplikacione, e kam kaluar në kushte shtëpie. Ditën kur dola pozitiv bëra një test serologjik, ku kisha një nivel të ulët por relativisht mirë për tu mbrojtur, por megjithatë doza e parë nuk të mbron 100% e megjithatë mua ndihmoi në pasjen e antitrupave. Kam përdorur gjithashtu dhe doza të vogla të kortizonilëve. Tani kam më shumë se 7-8 ditë tani që jam negativ.

Përveç faktit që siç na thonin pacientet që kishin ankth dhe merak, tani që e kalova e kam pasur ankthin dhe pagjumësinë pjesë të kësaj beteje. Eksperienca personale është aset i vyer i një mjeku në këtë betejë. S’bëhet fjalë për frikë nga vdekja, por ishte pagjumësi që nuk menaxhohej lehtë, ishte gjithmonë po sikur, dhe s’të linte të flije. Tani do marr dozën e dytë të vaksinës se dhe studimet e rekomandojmë” – tha Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME