Categories Sport

Xavi: E gjithë bota më sheh trajner të Barçës, Katari i përgatitur për Botërorin

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández, aktualisht trajner i Al-Sadd në Katar, pranoi në intervistën dhënë për revistën televizive të FIFA-s se për të “është një iluzion të stërvitësh Barcelonën”. Ai tregoi respekt maksimal për trajnerin aktual të “blaugranave”, holandezin Ronald Koeman.

“Tani jam te Al-Sadd, ndihem shumë mirë në klubin më të mirë në Katar. Të shohim se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. E gjithë bota më sheh si trajner të Barcelonës. Shpresoj, nuk dua të fshihem. E kam thënë shpesh se do të më pëlqente, por gjithmonë duke respektuar trajnerin aktual, Ronald Koemanin, dhe klubin. Barcelona tani është në mes të sezonit, i uroj të ketë sa më shumë suksese. Do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet, të shohim cili do të jetë president. Sigurisht që të stërvitësh Barcelonën është iluzion i madh.”

Ish-mesfushori “blaugrana” tha më tej se Botërori i Klubeve, i zhvilluar pak ditë më parë, ka konfirmuar kapacitetin organizativ të vendit aziatik dhe se “futbolli është një mjet fantastik për të treguar që shoqërisë do t’i kthehet normaliteti.

“Në Katar po i zhvillojmë ndeshjet me publik. Nëse i bëjmë gjërat mirë, do të kthehemi në normalitet. Katari është plotësisht i përgatitur për të pritur çdo ngjarje të madhe. Që kur kam ardhur në vitin 2015 qyteti ka ndryshuar. Njerëzit të cilët kanë paragjykime ndaj kulturës arabe ose kësaj feje do të shohin se ata janë shumë normalë, mikpritës e bujarë dhe do të organizojnë një Kupë Botërore historike.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME