Categories Lajme

Pipero zbulon skenarin që çon në mbylljen e shkollave: Vetëm në rast se numri…

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte në A2, tregoi rrethanat e vetme që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave. “Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero.

Sipas tij, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje: “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e krizës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”.

Kur u pyet se kush do të jenë të parët që do të vaksinohen kur në vendin tonë të mbërrijë vaksina kundër Covid-19, Pipero tha: “Do të vaksinohen së pari grupmoshat më të rrezikuara dhe profesionet më të ekspozuara, si mjekësia, policia dhe gazetarët. Të presim vendimet e Komitetit të Ekspertëve”.

Në fund, Pipero theksoi se “ende nuk e kemi mundur virusin sepse beteja vazhdon”“Jemi optimistë. Jemi në hapat e fundit të vaksinës, ka lajme të mira nga medikamentet dhe po fitojmë terren ndaj Covid-19”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME