Categories Lajme

Pique nuk e fsheh më tradhëtinë ndaj Shakiras, del haptas me të dashurën e re

Gerard Pique dhe e dashura e tij e re, Clara Cha Marti, u panë duke u puthur dhe duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një koncerti.

Pamjet nga një shfaqje El Gordo y la Flaca u bënë publike fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas u zbulua se çifti ishin në lidhje që nga shkurti, kur ai ishte ende me Shakiran.

Ky informacion u bë i ditur pasi u zbulua se pamjet ishin marrë nga emisioni. Ndërkohë që Dani Martin po dhuronte një performancë, në sfond çifti putheshin me pasion para kamerave.

Pavarësisht fyerjeve mizore që i duron çdo ditë mbrojtësi i Barcelonës, i cili komentohet vazhdimisht për tradhtinë ndaj këngëtares kolumbiane, detaje të reja thonë se romanca e dyshes po bëhet edhe më e fortë.

Babai, vëllai dhe miqtë e lojtarit të Barcelonës thuhet se ishin të gjithë të pranishëm, siç raportohet nga drejtuesit e emisionit të Mamarazzis nga gazeta katalanase El Periodico.

“Ata putheshin dhe shkëmbyen përqafime dhe përkëdhelje”, thanë gazetarët.

Sipas The Sun, Clara është vetëm 23 vjeçe, gjë që nënkupton se ka një diferencë të madhe në moshë me Pique, pasi ai është 35-vjeçar.

Ajo ishte studente në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe u njoh me lojtarin në një event të organizuar nga Kosmos.

Clara punonte si kamariere në atë kohë, por tani ajo është një organizatore profesionale eventesh. Shakira dhe Gerard nga ana tjetër i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh. Ata kanë bashkë dy fëmijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME