Categories Lajme

Piro Dhima vjen në Shqipëri, tërheq trupin e nënës nga morgu

Ish-kampioni olimpik në peshëngritje dhe rekordmeni i kampionatit shqiptar, Piro Dhima rikthehet në Shqipëri, disa orë pasi nëna e tij, Lefteria Dhima, u gjet e pajetë në banesën e saj, mëngjesin e ditës së sotme.

Mësohet se në spitalin e Sarandës është paraqitur gjatë pasdites vetë Piro Dhima, i shoqëruar nga vëllai Odisea, ky i fundit jeton në Finlandë. Ata kanë tërhequr trupin nga morgu dhe i janë drejtuar Himarës, për të kryer ritet mortore për të ëmën ku do të prehet pranë bashkëshortit të saj Viktor Dhima.

Lefteri Dhima, 75 vjeçe sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte ndërruar jetë pranë banesës së saj prej të paktën 72 orësh. Trupi u gjet vetëm sot në mëngjes nga fqinjët në gjendje gati të dekompozuar. Shkak për vdekjen ka qenë ataku kardiak.

75-vjeçarja jetonte e vetme në banesën e saj në qytezën e Himarës. Në 2017 është ndarë nga jeta bashkëshorti i saj, Viktor Dhima dhe prej atëherë ajo ndante shtëpinë e vetme. E moshuara nuk kishte raporte të mira me djalin e saj të madh, ish-kampionin olimpik të peshëngritjes, Piro Dhima dhe shkak për këtë mësohet se është bërë martesa e tij me një gazetare të njohur greke e cila ishte më e madhe se ai në moshë.

Por edhe qëndrimi i Piro Dhimës ndaj vendlindjes dhe deklaratat herëpashershme me kontekst urrejtje ndaj origjinës, kanë ndikuar jo pak në ftohjen e raporteve me familjen. 30 vjet pas largimit nga Shqipëria, Piro Dhima ka qenë kontradiktor me deklaratat që bënte nga Greqia, herë prezantohej si shqiptar dhe herë si grek, por i lindur në Shqipëri.

Në një reagim për mediat nga Saranda, Piro Dhima ka mohuar të ketë braktisur nënën, duke u shprehur se ishte larguar në SHBA, por e ëma kishte refuzuar të shkonte pas tij.

“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë. Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.

Sipas tij, nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë. Piro Dhima thotë se janë njoftuar nga të afërmit për ngjarjen dhe se ai kishte udhëtuar menjëherë nga SHBA drejt Shqipërisë, ndërsa vëllai tjetër nga Finlanda.

Piro Dhima lindi në Tiranë në 13 tetor të vitit 1971. Ai jetoi bashkë me familjen në kryeqytetin shqiptar deri në moshën 19-vjeçare kur u largua drejt Greqisë për të nisur rrugëtimin e një karriere të suksesshme në sportin e peshëngritjes, ndërsa disa vite më pas mohoi origjinën.

Pas rënies së regjimit komunist prindërit e tij u zhvendosën në Himarë ku edhe kaluan vitet e fundit të jetës, ndërsa vizitat e Piro Dhimës drejt vendlindjes që prej vitit 1991, numërohen me gishtat e dorës. Ç’ka flet qartë për një raport jo normal të tij me familjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME