Categories Kuriozitete

Pishina, palestra e kopshte për fëmijë: Brenda bunkerëve të njerëzve më të pasur në botë

Kërcënimet e vazhdueshme për luftë që vijnë nga vende të ndryshme të botës, kanë bërë që pasanikët të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të ndërtojnë bunkerë nëntokësor. Kërcënimi i asgjësimit global mund të ndjehet i pranishëm siç ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë, por strehëzat e sigurisë së lartë sot nuk mund të jenë më ndryshe nga ato të shekullit të 20-të, transmeton lajmi.net.

Një numër i kompanive në të gjithë botën po plotësojnë një kërkesë në rritje për ndërtime që mbrojnë nga çdo rrezik, pavarësisht nëse është një pandemi globale, asteroid, ose Lufta e Tretë Botërore – ndërkohë që sigurojnë edhe pajisje luksoze Shumë nga bota elitare, kanë zgjedhur të hartojnë strehimoren e tyre sekrete për të strehuar familjet dhe stafin e tyre.

Gary Lynch, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Rising S me bazë në Teksas, thotë se shitjet e vitit 2016 të bunkerëve të nëndheshëm të nivelit të lartë u rritën 700% në krahasim me vitin 2015, ndërsa shitjet e përgjithshme janë rritur 300% që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA në nëntor. Bunkerët e çelikut të kompanisë, të cilët janë krijuar për të zgjatur me gjenerata, mund të mbajnë një minimum prej një viti ushqim për një banor dhe t’i rezistojnë tërmeteve. Bunkerët kanë një kosto midis 25-200 mijë dollarë për secilën.

                 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME