Categories Lajme

Pjesë e rrjetit “Ndragheta”, arrestohen dy shqiptarë në Itali, trafikonin kokainë (Emrat)

Dy shqiptarë 24 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafik droge. Ata akuzohen se shisnin kokainë në fshatin Limito. Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit Damiano Maiolo dhe Tritan Leika, ishin pjesë e rrjetit kriminal “Ndragheta”, organizatës që i ka rrënjët në Pioltello. Leika thuhet se kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyer, për trafikim droge.

Policia ka ushtruar kontroll në banesat e tyre me qen anti-drogë, ku u gjetën 10 mijë e 500 euro para cash dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Po ashtu raportohet se në shtëpitë e tyre u gjetën edhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.

Ky hetim filloi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal. Gjithashtu u arrestua një person tjetër i lidhur me Cosa Nostra nga Enna dhe u zbulua një përpjekje e bandës për të ndikuar në zgjedhjet komunale, fatmirësisht pa sukses.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME