Categories Lajme

Pl.agosja e 24-vjeçarit mbrëmë në Tiranë, një në pr.anga, shpallet në kë.rkim ‘Xubi’ i Yzberishtit

Policia e Shtetit ka arrestuar njërin nga autorët e plagosjes me armë zjarri së 24-vjeçarit D.V mbrëmjen e djeshme në Yzberisht. I arrestuari është Iljaz Avdillari 24 vjeç, ndërsa i shpalluri në kërkim është Fatmir Avdillari i njohur si ‘Xubi’ për të cilin policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e  tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, ku i arrestuari dhe i shpalluri në kërkim kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë 24-vjeçari D. V., jashtë rrezikut për jetën. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të shpallurit në kërkim policia gjeti edhe dy thika.

Si i arrestuari edhe kushëriri i tij  i shpalluri në kërkim rezultojnë të jenë me precedentë të mëparshëm penale.

Iljaz Avdillari është arrestuar në vitin 2012 pasi së bashku me dy persona të tjerë kanë lidhur e kanë dhunuar rojen e sigurisë së një kompanie materialesh ndërtimi, më pas kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme hekuri. Ndërsa ‘Xubi’ akuzohet për dy vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME