Categories Lajme

Plaçkiti shqiptarët gjatë luftës në Kosovë, Vuçiç tregon me emër ish-pjesëtarin e policisë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga ish koloneli Slavko Nikiç, i cili një ditë më parë e ka akuzuar atë për tradhti. Në reagimin e tij Vuçiç ka thënë se ishte pikërisht Nikiç ai që ka grabitur shqiptarët në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë.

Në një prononcim për mediat serbe, Vuçiç ka thënë se ekzistojnë dokumente zyrtare, të cilat vërtetojnë se më 1 prill 1999, në pikën e kontrollit “Jargova cesma”, në rrugën kryesore Mitrovicë-Ribariç-Rozhajë, Nikiç me gjashtë persona të paidentifikuar, të veshur me uniforma të maskuara dhe të armatosur me pushkë automatike, kanë ndaluar automjetet dhe i kanë plaçkitur udhëtarët “civilët shqiptarë të përndjekur nga forcat serbe”.

Presidenti serb shtoi se Nikiç i ka ndaluar njerëzit, ndër ta edhe një major të ish-ushtrisë jugosllave, komandant i brigadës nga Novi Pazari, “dhe civilët shqiptarë nuk i ka lejuar të shkonin në Malin e Zi, por i ktheu ata dhe u konfiskoi ar, stoli, para dhe sende të tjera me vlerë”. “Unë jam gjithmonë tradhtar për njerëz si ky (Nikiç), sepse do të mbroj pronën e njerëzve, nuk më intereson se cilit komb i përkasin. Unë kurrë nuk do t’i plaçkis”,tha Vuçiç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME