Categories Lajme

Plagosen me armë zjarri 3 persona në Pejë, publikohen pamjet nga momenti kur autori i qëllon dhe largohet (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës, Kosovë.

Mësohet se rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha”, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor.

Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, është shprehur se 3 personat e plagosur janë familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa bën me dije se autori i kësaj ngjarjeje është shpallur në kërkim.

Faqja “Deçani”  ka publikuar pamjet e rënda, ku shihet një person me armë që afrohet dhe qëllon mbi tre të rinjtë.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e gjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi për Express.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME