Categories Lajme

Plagoset me thikë i riu në Elbasan, Policia fsheh ngjarjen/ Reagimet e të dy palëve

Një plagosje me thikë është regjistruar në Elbasan, ngjarje e cila nuk është raportuar nga ana e autoriteteve policore. I plagosuri, ndodhet në spital, ku i afërmi i tij ka publikuar edhe pamjet për JOQ, teksa pretendon se është plagosur me thikë nga shtetasi me iniciale I.M.

I plagosuri ka qenë bashkë me miqtë e tij, kur autori është përplasur me ta për motivin banal “pse më sheh”, sipas denoncuesit. Pas plagosjes, autori është larguar në drejtim të paditur. I plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën teksa ka marrë një plagë në dorë tej për tej, si edhe në vende të tjera.

“Behet fjale per nje plagosje me thike ne mes te elbasanit polocia ka mar cdo deklarat te nevojshme por nk po shikojm asnje transparenc nga policia kundrejt mediave dhe mendoj se dicka fshihet pas kesaj. Rreth ores 14:00 kemi qene 3 persona ne makin perball bar Marlon dhe personi ne fjale ( i akuzuari) me inicialet ( I. M.) qe policia akoma se ka gjetur duke ber debat me njerin ndaj nesh per arsye te dobeta me arsyen se pse me shef e ka qelluar njerin prej nesh disa here me thike duke i lene plage te renda. Jemi nisur direkt per ne spital dhe personi shyqyr esht jashte rrezikut per jeten! Por po bej cudi faktin se pse policia nuk raporton ne media ngjarjen?! Ne dore i ka pershkuar thika pertej flm nese e postoni” – thuhet në postim.

Ndërkohë, ka reaguar edhe pala e autorit, ku jepet një tjetër version nga denoncimi i mëparshëm. Ata thonë se i plagosuri dhe tre miqtë e tij kanë qenë me makinë, kur i kanë bllokuar rrugën të riut për ta rrahur, por ai ka nxjerrë thikën dhe ka reaguar për vetëmbrojtje.

Sipas tyre, zanafilla e këtij sherri daton që më 31 janar, pasi një 28-vjeçar me iniciale O.S. u konfliktua me tre vëllezërit I. M.,(autori i sherrit të fundit) A. M. dhe B. M., dhe theu xhamat e lokalit ku ndodhej. Pas kësaj ngjarje, policia arrestoi 28-vjeçarin, i cili është kushëriri i të plagosurit, ndërsa 3 vëllezërit i procedoi penalisht. Familjarët thonë se sherri i fundit ka ndodhur si hakmarrje për atë që ndodhi në janar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I shpëtoi një atentati në vitin 2020, ekzekutohet një prej liderëve të mafies greke

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Shkodër, plagoset 68-vjeçari

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jep dorëheqjen drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka

Drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen. Ende nuk janë bërë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ushtronte prostitucion, arrestohet 49-vjeçarja, e pëson edhe bashkëpunëtori i saj

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasjet në familjen Prendi/ “Konflikti nisi për një femër”

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden…

LEXO ME SHUME