Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm. Disfata në Parma ka lënë pas zhgënjimi, por tekniku brazilian i pankinës Silvinjo pret reagim nga kuqezinjtë. Si asnjëherë më parë, trajneri brazilian pritet të bëjë 7 ndryshime në formacion, por ky është një test shumë i rëndësishëm para Evropianit dhe Silvinjo kërkon t’i shikojë në fushë ata që kanë luajtur pak. Në portë do të kthehet Etrit Berisha, në krahun e majtë të mbrojtjes konfirmohet mitaj, ndërsa në të djathtë Balliu do të ul në stol Hysajn.

Në zemër të mbrojtjes kapiteni Gjimshiti së bashku me Marash Kumbullën. Binomi Asllani-Ramadani nuk ndryshon, përpara tyre pak më i avancuar pritet të luajë Ernest Muçi. Në korsinë e majtë të sulmit arbër hoxha, ndërsa në të djathtë Arbnor Muçolli në mbështetje të Armando Brojës në majtën e sulmit.

Ky pritet të jetë formacioni i Suedisë: Robin Olsen, Victor Lindelöf, Isak Hien, Ludëig Augustinsson, Emil Holm, Alexander Isak, Jens Ctrabajo, Mattias Svanberg, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga dhe Emil Forsberg. Suedi – Shqipëri do të zhvillohet në stadium “Friends Arena”  duke nisur nga ora 19:00. Statistikat në përballjet direkte flasin për suedezët me 3 fitore, një sfidë është mbyllur në barazim, ndërsa kuqezinjtë kanë vetë një fitore në miqësoren e 2004 zhvilluar në Tiranë. Në stadium atmosfera do të jetë e zjarrtë,  3 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë prezent, ndërsa në total janë shitur më shumë se 20 mijë bileta për këtë miqësore.

FORMACIONI I MUNDSHEM

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME