Categories Lajme

Plagoset një minator në minierën e Martaneshit në Bulqizë

Një minator ka mbetur i plagosur këtë të diel në një nga galeritë e kromit në Martanesh të Bulqizës.

Mësohet se minatori 50-vjeçar ka qenë në punë teksa është goditur nga një masiv gurësh në këmbë.

Edhe pse ditë e diel, minatori ka qenë në punë teksa policia njoftoi se ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ka nisur hetimet ndaj subjektit në fjalë.

“Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

Mësohet se pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, 50-vjeçari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME